20-vjeçar shqiptar Arlind Hashani është shpallur në kërkim nga autoritetet në Londër për vrasjen e 29-vjeçarit Ahmed Jana, ngjarje e ndodhur në Abbey Estate pranë St John’s Wood, më 29 dhjetor të vitit të kaluar.
I riu mbeti i plagosur nga goditjet me thikë por ndërroi jetë më vonë në spital.
Hetuesi kryesor për zbardhjen e vrasjes, Neil Rawlinson, tha: “Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet të jetë i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar”.
Për ngjarjen e rëndë, u arrestuan 4 persona si të dyshuar në vrasje. Por ata u liruan më vonë me kusht.
Mediat angleze kanë publikuar foto të 20-vjeçarit, i cili vijon të jetë në arrati.