Lira Pipa është emri më i ri që i bashkohet qeverisë Rama. Ajo është emëruar zv.ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Rikujtojmë se kjo është ministria e re e krijuar nga kryeministri Edi Rama dhe që drejtohet nga Blendi Gonxhe.
Lira Pipa që prej vitit 2029 mbante postin e Drejtoreshës së Kabinetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion ky i drejtuar nga Gonxhe.
Vendimi për emërimin e saj u mor këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë.
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.