Eno Bozdo dhe Zija Ismaili janë dy emrat në listën e sigurt të Partisë Demokratike për qarkun e Beratit.
Ndërkohë në Kryesinë e PD janë zbuluar edhe emrat e kandidatëve në listën e sigurt të qarkut të Korçës. Bëhet fjalë për Ivi Kaso, Ledina Aliolli dhe Bledjon Nallbati.
Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti janë në listën e sigurt të PD për Lezhën. Flamur Hoxha në Kukës ndërsa në Dibër Xhelal Mziu dhe Denisa Vata. Në Gjirokastër do të jetë Tritan Shehu.
Po ashtu janë zbuluar emrat e kandidatëve në listën e sigurt të Shkodrës, konkretisht: Luçiano Boçi, Greta Berdeli, Ramadan Likaj dhe Kliti Hoti.