EMRAT/ Vritet me armë zjarri 34 vjeçari në Has, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Has ku një person është vrarë me armë zjarri. Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Rushit Sallahu ndërsa personi që e ka vrarë, Ylber Jaku.

Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i mëparshëm mes autorit dhe viktimës, lidhur me pronat.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit, e dyshuar e përdorur nga autori.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”- njofton policia.