EMRAT/ Tronditet Saranda, gruaja vret burrin në gjumë me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Sarandë, ku një grua ka vrarë me sëpatë burrin e saj, i cili po flinte gjumë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq ku Elvira Tahiraj i ka marrë jetën bashkëshortit të saj, Llazar Tahiraj.

Ky i fundit për shkak të plagëve ndërroi jetë në vend. Po ashtu mësohet se në mometin kur ndodhi krimi në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin.

49 vjeçarja është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë. Paraprakisht dyshohet se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.