Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për 6 të arrestuarit që u kapën në flagrancë duke trafikuar drogë me gomone.
Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar 28 kilogram kanabis që u gjetën në velierën e djegur, që u dogj nga trafikantët për të zhdukur provat. Gjithashtu janë sekuestruar 2 armë zjarri, 200 fishekë ushtarakë kalibri 9, një automjet tip “Audi”, si dhe vlera monetare 45 mijë euro, 250.000 mijë shqiptare, 500 paund, 50 franga zvicerane.
Në burg janë lënë:
Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë:
Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;
Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.