EMRAT/ Trafik emigrantësh dhe vjedhje, ekstradohen dy të rinjtë nga Italia dhe Gjermania

Dy të rinj janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, të akuzuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga Italia është ekstraduar 29 vjeçar Amarildo Luca, i akuzuar nga GJKKO se ka ndihmuar për të kaluar ilegalisht kufirin në drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Policia njofton se gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

Ndërkohë nga Gjermania është ekstraduar 20 vjeçari Francesko Berisha, i dënuar dy herë për vjedhje. Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.

“Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia, një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

Ekstradohet nga Gjermania, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës dhe të Interpol Wiesbaden, u finalizuan procedurat e ekstradimit nga Italia dhe nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetasve:

-A. L., 29 vjeç, lindur në Dibër, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

-F. B., 20 vjeç, lindur në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”, njofton policia.