Emrat/ Shisnin artikuj në Instagram dhe Tik Tok dhe fshihnin të ardhurat, krimi ekonomik godet disa biznese

Disa subjekte tregtare janë “goditur” nga policia e shtetit pasi rezulton se sillnin produkte kondabandë dhe fshihnin të ardhurat.

Mësohet se bizneset në fjalë kishin krijuar llogari në Instagram dhe Tik Tok dhe bënin shitje online të artikujve.

Policia ka kryer kontrolle në këto biznese, ka ndaluar si dhe ka shpallur në kërkim disa persona.

Sipas dosjes së prokurorisë, uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e katër shtetasve, konkretisht; Fabio Demerxhiu, Kristian Kurti, Ylli Imeraj,  Marsel Velaj. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: Engli Demerxhiu, Ermonela Myslymi, Leonard Filja, Fationa Qypi, Artur Imeraj.

Në kuadër të aksionit policor të emëruar “Hidden Money”, janë kryer kontrolle në disa biznese në dy prej qyteteve më të mëdha në Shqipëri, të cilët reklamonin dhe tregtonin përmes rrjeteve sociale “Instagram” dhe “TikTok”;veshje, parfume, bizhuteri,  të cilat i kishin produkte kontrabandë ose nuk kishin deklaruar fitimin.

Në dosjen e Prokurorisë janë evidentuar këto biznese:

-Kontroll në subjektin  “Ermonela Myslymi”, me emër tregtar “Silver Shop”, me dy adresa, në rrugën “Myslym Shyri” dhe 2 “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë pozitive prej 5443 gram (pesë mijë e katërqind e dyzetë e tre), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

-Kontroll në subjektin  “Engli Demirxhiu”, me emër “Silver Shop”, me dy adresa të ushtrimit të aktivitetit 1. Rruga “Abdyl Frashëri” dhe 2. Qendra Tregtare “QTU”, Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë negative prej 5499 gram (pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë) duke hedhur dyshime se janë kryer fshehje e te ardhurave.

-Është shkuar në adresën e subjektit “Fabio Demerxhiu”, rruga “Balli Efendiu”, Krujë dhe nga shërbimet e policisë nuk është bërë e mundur gjetja e objektit apo vendndodhjes konkrete të këtij subjekti. Ai ka deklaruar se nuk ka dyqan fizik. Bizhuteritë e importuara ai i ka shitur me faturë tatimore dhe pjesën e mbetur prej 2300 gram (dy mijë e treqind) thotë se ja ka dhënë vëllait të tij, por nuk ka marrë akoma paratë duke e shitur këtë sasi pa kupon tatimor.

-Kontroll në një subjektin “Kristian Kurti”, me vend të ushtrimit të aktivitetit rruga “Lluke Kacaj”, në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore. Këta artikuj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe për arsye të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore të magazinimit.

-Kontroll në subjektin “First Store”, me vend të ushtrimit të aktivitetit në Qendrën Tregtare Casa Italia, Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore.

-Kontroll në subjektin “Marsel Velaj” me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Pavarësia”, Lagjja nr. 13, Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar produkte të ndryshme si portofola, mbajtëse çelësash, çanta dore, kapele, ora me mbishkrime të ndryshme, dylbi plastike, parfume dhe bizhuteri argjendi, për të cilat nevojitet të kryhen verifikime të tjera pasi dyshohet se një pjesë e tyre janë futur kontrabandë.

-Është shkuar në adresën e subjektit “BUM.AL” me adresë të deklaruar të ushtrimit të aktivitetit rruga “Frederik Shiroka”.

-Kontroll në subjektin “Fationa Qypi”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Aleksandër Goga”, Lagjja nr. 6, Durrës. Gjatë inventarit fizik ka rezultuar se gjendja fizike e mallit nuk rakordon me inventarin kontabël pasi del një diferencë negative në vlerën e 1 153 963 Lekë (një milion e njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre).

-Kontroll në subjektin “Leonard Filja”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Selaudin Zorba”, Njësia Bashkiake nr. 4, Tiranë.

-Kontroll në subjektin “Lux Moda Market” me adresë të ushtrimit të aktivitetit në rruga “Dibrës”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Kavajes”, rruga “Nikolla Tupe” dhe rruga “Aleksandri i Madh” me emërtimet “Lux Moda Market” dhe “Lux Moda Intimo”.

-Kontroll në subjektin “D.A.M shpk” me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “5 Maji”, Ka filluar kontrolli në subjektin “I Shpejti” me numër NIPT “L71910012F”