EMRAT/ Pjesë e grupeve kriminale, kush janë të arrestuarit në Durrës dhe lidhja e njërit prej tyre me ‘Rrumin e Shijakut’

Policia e Shtetit zhvilloi një operacion mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozetit, ku u arrestuan Erald Mustafa dhe Arbi Haxhiu, të dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Erald Mustafa, i njohur si pjesë e grupit kriminal “Rrumi i Shijakut”, ka një histori të gjatë me drejtësinë, përfshirë akuza për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe përfshirje në ngjarje kriminale në Shqipëri dhe Gjermani.

Ai ka një dosje të ngarkuar kriminale, ku përfshihen akuza të rënda, përfshirë dhe një ngjarje në vitin 2023, ku ai u kap me armë dhe dyshohej se po përgatiste një vrasje për hakmarrje, pas një atentati me tritol që iu bë automjetit të tij. Në vitin 2021, Mustafa u arrestua për tentativë vrasjeje.

Arrestimi është pjesë e një fushate të Policisë për goditjen e krimit të organizuar në Durrës dhe Shijak. Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar nëse të ndaluarit ishin përfshirë në ndonjë plan kriminal.