EMRAT/ Pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Hipotekës në Lezhë, dyshohet se kanë lidhje me tjetërsimin e më shumë se 230 mijë katrorë tokë shtetërore

11 zyrtarë të Hipotekës në Lezhë janë pezulluar nga puna dhe janë vënë nën hetim pas një vendimi të Gjykatës së Lezhës, pasi nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Ata akuzohen se nuk kanë zbatuar vendimin e gjykatës në lidhje me asgjesimin e praktikave për më shumë se 234 mijë metër katrorë tokë shtetërore, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.

Për këtë çështje është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.

Emrat e zyrtarëve të pezulluar 

Marinela Tuci

Orstela Bardhaj

Sebastjano Gjetja

Besjon Ivanaj

Ornela Marku

Eglantin Lleshaj

Dorina Sulaj

Xhentil Gjegji

Vitore Lleshi

Diljana Prenga