EMRAT/ Pas opozitës, edhe PS cakton anëtarët e Komisioneve Hetimore

Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e anëtarëve të Komisioneve Hetimore, për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi.

Nënkryetar i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS do të jetë Toni Gogu, ndërsa për koncesionet në Shëndetësi nënkryetar do të jetë Plarent Ndreca.

Kujtojmë se dje Partia Demokratike zbardhi emrat e anëtarëve të dy Komisioneve Hetimore. sa i përket daljes së të dhënave të TIMS, kryetar është caktuar Ervin Salianji e ndërsa anëtarë do jenë Elda Hoti, Luan Baçi e Asllan Dogjani, Ramadan lika, Lefter Gështenja dhe Xhelal Mziu

Sa i përket komisionit për koncesionet në shëndetësi, posti i kryetares i është besuar Albana Vokshit me anëtarë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili.

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS për socialistët 

Toni Gogu -Nënkryetar PS

Nasip Naço  – Anëtar PS

Blerina Gjylameti – Anëtar PS

Etilda Gjonaj – Anëtar PS

Xhemal Qefalia – Anëtar PS

Antoneta Dhima – Anëtar PS

Bardhyl Kollçaku – Anëtar PS

Denis Deliu – Anëtar PS

Anëtarët Zëvendësues:

Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS

Laert Duraj Anëtar zëvendësues PS

Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi:

Plarent Ndreca Nënkryetar PS

Klodiana Spahiu Anëtar PS

Milva Ekonomi Anëtar PS

Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

Ilir Metaj Anëtar PS

Edona Bilali Anëtar PS

Petro Koçi Anëtar PS

Klevis Xhoxhi Anëtar PS

Anëtarët Zëvendësues:

Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS