EMRAT/ Kush janë 12 drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit në qarqe

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar sot drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit.  Në një komunikim për mediat, Hoxha tha se sot përmbyllet një fazë e re ndërsa shtoi se drejtuesit e zgjedhur janë një brez i ri oficerësh me përvojë dhe integritet.

Përgjatë këtyre muajve, Policia e Shtetit i është nështruar një reformimi, duke nisur nga drejtuesi i përgjithshëm. Për herë të parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u zgjodh në krye përmes një gare, përballë disa kandidatëve të tjerë.

Edhe zgjedhja e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe u krye përmes një konkurrimi, mes dhjetëra emrave që kandiduan.

Policia e Tiranës, e cila drejtohej nga Tonin Vocaj, tashmë do të ketë në krye, Elton Alushin, i cili mbante postin e zv.drejtorit në Policinë e Vlorës. Altin Menajt, një prej emrave më të përfolur si Drejtor i Përgjithshëm, i është besuar Lezha. Ndërkohë Vilson Bala, Drejtor i Policisë Durrës më herët ishte në krye të Forcës së Posaçme Operacionale.

Më poshtë lista e plotë:

Elton Alushi – Drejtor i Policisë Tiranës

Vilson Bala – Drejtor i Policisë Durrës

Skënder Hitaj – Drejtor i Policisë Fier

Fatmir Hoxha – Drejtor i Policisë Elbasan

Fatmir Lleshaj – Drejtor i Policisë Shkodër

Erion Ahmeti – Drejtor i Policisë Korçë

Elidon Çela – Drejtor i Policisë Vlorë

Altin Mena – Drejtor i Policisë Lezhë

Altin Merizaj – Drejtor i Policisë Gjirokastër

Luigj Vathi – Drejtor i Policisë Berat

Gentian Berberi – Drejtor i Policisë Kukës

Artion Duka – Drejtor i Policisë Dibër

Në konkursin për të zgjedhur drejtorët e rinj në qarqe, merrnin pjesë në total 43 kandidatë. Ndërkohë është hapur edhe gara për të zgjedhur edhe 48 shefat e rinj të komisariateve. Ditën e djeshme është publikuar lista me 290 emra që kanë shprehur interes për këtë pozicion. Më pas do të jetë Komisioni që do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.