EMRAT-FOTO/ I dashuri e qëlloi më plumb në kokë, 44 vjeçarja nënë e tre fëmijëve, ishte divorcuar para gjashtë vitesh

Kole Manaj është 34 vjeçari, i cili paraditen e sotme qëlloi me plumb në kokë të dashurën e tij, Anila Prendushi, duke e lënë të plagosur rëndë.

Më pas i riu, qëlloi veten e tij, duke humbur jetën. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda mjetit ku u gjetën viktima dhe 44 vjeçarja. Policia në njoftimin zyrtar tha se nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri, duke hedhur dyshime se ngjarja ka ndodhur në brendësi të automjetit.

Anila Prendushi ishte nënë e 3 fëmijëve dhe ishte divorcuar prej disa vitesh nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë ajo kishte 5 vite që bashkëjetonte me 34 vjeçarin, që sot tentoi që t’i merrte jetën. Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.