SPAK ka kërkuar të thirren mbi 30 dëshmitarë në gjyqin e Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për korrupsion, pastrim të parave dhe fshehjes së pasurisë, lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për: Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Ardian Shatku, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Perparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Cela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naco, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni.
Phesë e dosjes Meta janë edhe Fatime Kryemadhi, Ema Coku, nën akuzë për pastrim parash dhe Piro Xhixho, i pandehur për korrupsion.
Kujtojmë se ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të kaluar ndërsa ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në “detyrim paraqitje”.