Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po përgatitet për t’u arratisur.
Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Balluku ka udhëtuar me skaf drejt Greqisë, ndërsa pyeti se kush ka kolegët e saj socialist e ka shoqëruar atë.
“Dhe t’u them tjetrën, ça po bëjnë. Belindën po e përgatit për në arrati. Cila nga ju ka shoqëruar Belindën në udhëtimet e saj në Greqi me skafe? Do dilni se kujtoni ju se deti nuk ka sy. Edhe deti ka sy. Ua them unë ju. Dhe ai po pret që të kalojë pak që të arratisë Belindën”, tha Berisha.
Ai hodhi akuza edhe në drejtim te SPAK, që nuk po sjell urdhër-arrestin për ish-numrin dy të qeverisë.
“Ndaj dhe Skapi i partisë nuk e sjell, bën sikur e sjell, po nuk e sjell mandat arrestin e saj për së dyti. Jo, rrini të qetë, nuk e keni këtu se ajo po përgatitet për të ikur. Ku e keni Agaçin? Ku e keni Endri Fugën? Ku i keni të arratisurit. Ata që po protestojnë janë heronjtë e vërtetë të këtij populli. Ai të fshihet se nuk vjen në parlament. Dhe ju mashtroni”, u shpreh kreu i PD.
Berisha zbuloi për mediat emrat e zyrtarëve që sipas tij, që kanë qenë në takimin e Arubas. Sipas kryedemokratit, zyrtarët që kanë qenë pjesë e asaj tyreze janë Damian Gjiknuri, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi.
“Emrat që thuhet janë Damiani, që nuk ia mbajti të bënte betimin. Olsi, Rama i gjati. Rama e kanë edhe djemtë e Bales, por nuk janë ata. I gjati është Olsi, ose vetë Rama, atë s’mund ta them, por mesa di unë është Olsi dhe i treti është Engjëll Agaçi. E fundit, nuk ka një takim, por ka më shumë se një takim në Aruba. Dhe ora 600 mijë euro që është bërë për Edi Ramën, sipas dosjes belge”, tha Berisha jashtë parlamentit për gazetarët.