EMRAT/ Dokumenti firmoset nga 28 deputetë, Gazment Bardhi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të vijojë të drejtohet nga Gazment Bardhi. Ky është vendimi i 28 nga 35 deputetët e regjistruar zyrtarisht në Kuvend në përbërje të Grupit të PD-së.

Ata ia kanë dërguar vendimin kryetares së Kuvendit, ku deklarojnë se Gazment Bardhi është kreu i grupit. Deputetët që firmosën pro Bardhit janë: Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji.

Në seancën e fundit plenare kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi emrin e Flutura Açkës si kryetare të grupit, por deputetët demnokratë nuk e pranuan. Tashmë pritet se çfarë do të ndodhë në përnballjen e radhës mes Bardhit dhe Bashës, pasi ky i fundit vështirë se do ta pranojë vendimin e deputetëve.