Gerald Toska do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Sarandës.
Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Oltion Agollin. Ky i fundit u emërua në këtë detyrë në Janar të këtij viti, por tashmë do të emërohet specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kryekomisar Gerald Toska ka 18 vite punë në strukturat e hetimit në Polciinë e shtetit, ndërsa detyra e fundit që ka mbajtur ka qenë Shef i Komisariatit të Mallakastrës.