Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Laçit, ish-shefi i “Shqiponjave” zëvendëson Dritan Metajn e arrestuar

Pas arrestimit të shefit të komisariatit Laç, Dritan Metaj, si i përfshirë në grupin kriminal të Gëzim Çelës, drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka emëruar shef komisariati Shkëlzen Metushin.

Ky i fundit deri pak ditë më parë ka mbajtur detyrën e shefit të njësisë “Shqiponja”, teksa tashmë do të marrë detyrën e Metajt.

Ai do të prezantohet ditën e sotme përpara oficerëve të Komisariatit. Kujtojmë se nga operacioni “Flakë në det” përveç arrestimit të Dritan Metajt, u shpallën në kërkim “baroni i drogës” Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guza.