Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi, ka braktisur përfundimisht Partinë Socialiste dhe është bashkuar me ish-kundërshtarët e tij.
Ai ka nisur fushatën për të mbledhur vota për koalicionin PD-ASHM, për shkak se kandidat në qarkun e Tiranës është djali i xhaxhait të tij, Elton Rroshi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u kërkon miqve të tij që të votojnë për koalicionin opozitar dhe për kushëririn e tij.
Kujtojmë se Elvis Rroshi ishte një nga kryebashkiakët më të akuzuar nga Sali Berisha kur ishte në detyrë, por tashmë duket se kandidimi i djalit të xhaxhait i ka rregulluar marrëdhëniet mes tyre.
