Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Dëshmia e Eris Mehmetit: Makinën ia dhashë një miku, por nuk e di për çfarë është përdorur

I arrestuari Eris Mehmeti përpara oficerëve të policisë ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë.

Megjithatë, përballë faktit se automjeti është në pronësi të tij, ai e ka pranuar këtë, duke deklaruar në polici se makina është e njëjtë me atë që zotëron.

Ai është shprehur se mjetin ia kishte dhë një miku dhe se nuk ka dijeni për çfarë ishte përdorur.

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Mehmetin, e dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhës”.

Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis, ndaj po zhvillohen hetime edhe në këtë drejtim.

Sakaq, 58-vjeçari u ekzekutua me tre plumba pranë banesë në Vlorë, të dielën e 27 prillit.