Ekzekutimi i Gjokë dhe Eduart Gurrës në Shkodër dyshohet të jetë bërë për shkak të kultivimit të kanabisit.
Gjokë Gurra ka shërbyer për disa vite me rradhë si punonjës policie në Drejtorinë e Shkodrës, ku ka qenë polic i objekteve, teksa zona e Pultit në Dukagjin kosiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës.
Mësohet se Gurra dhe djali i tij nuk kanë patur rekorde kriminale dhe as gjakmarrje, ndërkohë që deri në këto momente nje person është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e rendë.