Eksploziv në derë të shtëpisë në Shkodër, 52 vjeçari pronar i një hoteli

Një tjetër shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur në veri të vendit, në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se eksplozivi i është vënë në derë të shtëpisë shtetasit të indentifikuar si Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”.

Sokol Shpendi rezulton edhe pronar i një hoteli po në Shkodër. Ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi.

Njoftimi: 

SHKODËR

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.