Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqi, u angazhuan në operacionet për shuarjen e zjarreve

Efektivët shqiptarë që u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve në Greqi e kanë përfunduar misionin e tyre dhe janë kthyer në Shqipëri.

Lajmin e bën me dije kryeministri Rama, i cili thotë se trupat e specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek.

“RESPEKT🙏

Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive🙏🤝

Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan Rama.