Efektivë që tolerojnë dhe bashkëpunojnë me krimin, në 24 orët e fundit procedohen penalisht 8 punonjës policie

Numri i procedimeve apo arrestimeve të efektivëve të policisë që bashkëpunojnë me krimin është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Mësohet se vetëm në 48 orët e fundit janë janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Procedimi i këtyre efektivëve vjen pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, SPAK Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ.

Rasti i fundit i arrestimit të një zyrtari të lartë ishte vetëm pak ditë më parë, ku u vu në pranga Dritan Metaj, shefi i Komisariatit të Laçit, i cili bashkëpunonte me “baronin e drogës” Gëzim Çela, i shpallur në kërkim.

Për procedimet e fundit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla.