Edi Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së para nisjes për në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste, para nisjes së tij për në Bruksel.

Rama do të niset drejt Brukselit në orën 14:00, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

Në fokus të bisedimeve pritet të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por ky takim vjen vetëm pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila la të pezulluar zv.kryeministren Belinda Balluku.

Por edhe çështja “Balluku” mendohet se do të jetë në temat e diskutimeve mes Ramës dhe Antonio Costas. Mbrojtja që mazhoranca po i bën Ballukut duke mos lejuar drejtësinë të veprojë, ka ngritur shqetësime në Bruksel.

Përplasja e qeverisë me SPAK-un konsiderohet një vijë e kuqe nga Bashkimi Europian, pasi Prokuroria e Posaçme është një institucion i mbështetur fort nga BE dhe SHBA.