E trishtë! 30-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 30-vjeçari shqiptari në Itali. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Pontebanna siç bëjnë me dije mediat italiane ku mjeti tip “Fiat Punto” që drejtohej nga i riu shqiptar u përplas me një mjet tjetër, tip “Benz”.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, që humbi jetën në spital për shkak të plagëve që kishte marrë, disa orë pas aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shoferi i “Benz-it” që drejtohej nga një Italian ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiat-in”.

Sa i takon shqiptarit, ende nuk dihet identiteti i tij.