Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djehsme në Tiranë, pasi policia njofton se menaxheri isigurisë në TEG është vetëvrarë me armë zjarri.
Ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar 45 vjeçarin Mikel Luarasi drejt këtij akti ekstrem, ndëkrohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia/