E RËNDË/ Sherr me grushta në Vlorë, ndërron jetë 55 vjeçari (EMRI)

Një sherr banal mes dy personave ka ndodhur ditën e sotme para Gjykatës në Vlorë.

Ata janë goditur me grushte me njëri tjetrin, ku për pasojë 55 vjeçari Armando Meshau pas goditjeve që ka marrë, është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë, përplasje që i ka marrë jetën. Sherri ka ndodhur në një qendër internet dhe dyshohet se pronësia është bërë shkak për ngjarjen.

Armando Meshau 55 vjec ka qënë në një pikë interneti për të printuar dokumenta dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambientet e internetit. Sipas burimeve debati ka degjeneruar me grushta ku shkaku ka qënë një banesë … dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë “që s’ke për ta marrë apartamentin” me fjale banale , ndërkohë që është qëlluar dy herë me grusht, në fytyrë dhe nga goditja ka rënë pa ndjenja.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.