Një 63-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet mesditën e sotme në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas mesdite, në afërsi të Farkës, ku 63 vjeçari N.Sh ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.
Si pasojë ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.