E rëndë në Selenicë, shpërthimi i bombolës së gazit i merr jetën 50 vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selenicë, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Policia bën me dije se është njoftuasr për ngjarjen nga fqinji i viktimës, teksa mësohet se D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.