E rëndë në Korçë, pacienti hyn në shërbimin e dializës me një bidon benzinë dhe tenton t’i vërë flakën vetes dhe repartit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në shërbimin e dializës në Korçë ku një pacient ka tentuar që t’i vinte flakën vetes dhe repartit. Mësohet se Kujtim Mero ka hyrë brenda ambienteve të shërbimit të dializës me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar pas ndërhyrjes së mënjëhershme të forcave të policisë.

Në momentin e ngjarjes në repart ka qenë stafi mjekësor dhe disa pacientë. Mero është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proçeduriale.