Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një intervistë ka treguar për herë të parë veprimet e Lulzim Bashës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 Majit.
Ai tha se në grupin e rrjeteve sociale që kishin, nga 136 materiale të shpërndara në total, 135 ishin kundër Sali Berishës dhe vetëm 1 kundër Edi Ramës.
I pyetur se kë konsideronte kryetar të PD-së, ai tha se Partia Demokratike nuk ka kryetar për momentin dhe ky vendim është marrë nga Këshilli Kombëtar i mnbledhur në 23 Korrik 2023.
“E kam konsideruar të paimagjinueshme dhe ia kam shprehur edhe zotit Basha, që në grupin e rrjeteve sociale që ne kishim, janë shpërndarë nga 136 materiale në total, 135 kundër Sali Berishës dhe 1 kundër Edi ramës. Tani, luftën e ka kundër Edi Ramës apo kundër opozitës?
Partia Demokratike nuk ka kryetar për momentin. Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të datës 23 Korrik 2023, nuk ka kryetar për momentin. Ky është qëndrimi im dhe nuk e ndryshoj”, tha Bardhi ndër të tjera.