E gjithë vëmendja nga Samiti, Basha takim “sekret” me Begajn në Presidencë

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek Samiti i Berlinit në Tiranë, Lulzim Basha ka qenë, këtë të hënë, në Presidencë dhe ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.

Takimi ka zgjatur rreth një orë por duke qenë se ishte informal, brenda PD rezervohen për të dhënë detaje.

As presidenti Begaj dhe as Lulzim Basha nuk kanë publikuar asgjë nga ky takim “sekret”.

Mësohet se në fokus ka qenë çështja e Reformës Zgjedhore, për të cilën Basha ka propozuar disa ndryshime, nga listat e hapura e deri te “Shqipëria një zonë zgjedhore”.