Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, në konferencën e fundit për mediat.
Ai ka akuzuar Bashën dhe disa anëtarë të Këshillit Kombëtar se kanë bërë fushatë për Erion Veliajn dhe kandidatët e tjerë socialistë në Rrogozhinë dhe në Vaun e Dejës. Gjithashtu Bardhi ka thënë se do të publikojë mesazhet që ka me Lulzim Bashën, ku ky i fundit tregon se kë ka mbështetur në zgjedhjet në Rrogozhinë dhe Vaun e Dejës.
“Për kolegët e mi brenda partisë, të bësh fushatë për Erion Velinë nuk e humb cilësinë si anëtar i Këshillit Kombëtar. Cilido që ka bërë fushatë për Igli Carën ka bërë gjënë e duhur. Cilido që ka bërë fushatë për Erion Velinë është në një llogore të gabuar. Megjithatë, sa kohë nuk ka një vendim, nuk e përcaktoj unë se kush është anëtar dhe jo.
Cilin kandidat ka mbështetur zoti Basha në Vaun e Dejës?! Nëse ai nuk e thotë, unë do detyrohem të bëjë publike mesazhet me zotin Basha. Cilin kandidat ka mbështetur zoti Basha në Rrogozhinë?!”, u shpreh Gazment Bardhi.