E BUJSHME/ Dumani pranon në Këshillin e Mandateve: Ahmetaj ka tentuar të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë sot duke thënë se kreu i SPAK Altin Dumani ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se Arben Ahmetaj ka tentuar të prishë provat.

Bardhi tha se qeveria po përpiqet t’i japë kohë Ahmetajt që ta bëjë këtë, ndërkohë që është arratisur.

“Kreu i SPAK Dumani tha se prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si ish ministër, ish zv.kryeministër dhe ish deputet ka tentuar të prishë provat dhe ka tentuar të intimidojë dëshmitarët.Prokuroria kërkon arrestimin e tij për të shmangur prishjen e provave,. Këta duan t’i japin kohë të prishë prova dhe të negociojë me Edi Ramën. Edi Rama të vijë këtu dhe të tregojë si po shkojnë negociatat me Arben Ahmetajn të vijë këtu të japë llogari me Damian Gjiknurin”, deklaroi Bardhi.