E bija e akuzoi për përdhunim, Gjykata e Durrësit lë të lirë babain në Durrës

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për 48 vjeçarin Bledar Rako, i cili ndodhej në burg pasi u akuzua nga vajza e tij se ai e kishte përdhunuar prej disa vitesh.

Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka ndyshuar masën nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Publikimi i ngjarjes, që më pas rezultoi se nuk ishte i vërtet tronditi opinionin publik. Pas kryerjes së akt-ekspertimit, u vërtetua se babai nuk kishte abuzuar me vajzën e tij për 4 vite, siç pretendonte e reja.

Sipas hetimeve të prokurorisë dyshohet se vajza e mitur e inskenoi këtë gjë për shkak se babai i kishte marrë celularin dhe nuk e linte të dilte me shoqerinë.