Dyshohet se kanë shtëpi bari në jug të vendit, arrestohen 4 persona që po transportonin kanabis në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe u ka gjetur 2 çanta të mbushura me kanabis me peshë 19.30 kg, 1 pushkë dhe 200 fara kanabisi.

Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili e Orgest Beqo dyshohet se kanë një shtëpi bari në jug të vendit e cila ende nuk është zbuluar.

Grupi kriminal prej kohësh ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Tiranë. Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llampave në shtëpi bari. Kilogrami i tij shitej në treg më shumë se 2000 euro. Grupi kriminal, në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin.

Njoftimi:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe në zbatim të masave të planeve operacionale “Tempulli 3”, dhe “Sundimi i ligjit” ka organizuar dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Green”, ku në pranga u vunë personat: Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili e Orgest Beqo.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kasem Shima”, një automjet tip “Benz”, dhe gjatë të tij, në bagazh, gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg, ndërsa shtetasi G. H., gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”