Dy vëllezër në Divjakë konfliktohen me armë për motive pronësie

Policia e Fierit ka vënë në pranga 50-vjeçarin Shpëtim Konja, i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij, Zarif Konja,

Fatmirësisht nga plumbat e shkrepur nuk pati pasoja në jetë njerëzish.

Dy vëllezërit nga Divjaka janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve, pas një debati për çështje pronësie.

Sakaq, 50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhi.