Dy shqiptarë godasin me thikë 2 shtetas grekë, pranga 17-vjeçarit dhe babait të tij

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë dy persona të moshave 39 dhe 26 vjeç.

Mësohet se përveç 17-vjeçarit, gjatë sherrit ka qenë i përfshirë edhe një shqiptar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët kanë goditur me thikë shtetasit grekë, të cilët u dërguan në spitalin e Rodosit dhe pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan.

Ndërkohë, është arrestuar edhe babai i 17-vjeçarit, i akuzuar për neglizhencë.