Dy salla në Kuvend do mbajnë emrin e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit

Dy salla të Kuvendit të Shqipërissë doe të mbajën emrat e dy politikëve të ndjerë, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani. Ky akt nderimi u bë për të vlerësuar kontributin dhe rolin e tyre në politikën shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali  u shpreh se Fibno dhe Bogdani ishin politikanë modelë, të cilët dhanë  kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare.

“Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit. Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare”, u shpreh kryeparlamentarja.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino ndërroi jetë në vitin 2021 në moshën 59-vjeçare, ndërkohë ai ishte i infektuar edhe me COVID-19. Fino ka mbajtur postin e kryeministrit në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 (mars‐korrik).

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ish-deputeti pësoi arrest kardiak.