Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Kuçovë ku një punonjëse e pastrimit ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.
Gruaja është ngjitur në kullën tek ish Uzina Kuçovë, ndërsa kërcënin se do hidhet. Ky akt i rëndë vjen pasi prej dy muajsh ajo nuk ka marrë rrogën.
Gruaja, në gjendje të rënduar tenton vetëvrasjen. Mësohet se ajo punon për kompaninë “Viola Green”, dhe burime për emdiat bëjnë me dije se ajo është pushuar nga puna pasi kërkoi dy pagat që nuk i ka marrë ende.
Pamjet e gruas që është ngjitur në kullë i ka shpërndarë ish-deputeti, Lefter Maliqi, i cili nuk kursen edhe akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë Kuçovë.