Trupi i pajetë i ish-kreut të “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, është identifikuar nga gishti gjysmë i prerë në dorën e tij të majtë, raportojnë mediat ruse pas rrëzimit të avionit 2 ditë më parë.
Ka qenë një komandant i lartë i organizatës paraushtarake e njohu trupin nga ky dëmtim, si dhe nënkryetarin e tij, Dmitry Utkin, nga tatuazhet e tij. Prigozhin e kishte humbur një pjesë të gishtit gjatë vuajtjes së dënimit në një burg.
Ndërkohë, dyshimet për shpërthimin e avionit bien mbi Presidentin rus Vladimir Putin, pasi dy muaj më parë Prigozhin dhe ushtarët e tij tentuan të bëjnë “grusht shteti”, por u tërhoqën pas marëveshjes me Putin. Vrasja e kreut të mercenarëve shihet si një shenjë hakmarrje e presidentit rus, që nuk ia kishte falur ish-kuzhinierit të tij atë veprim.
Sipas mediave ruse, në avionin me të cilin po udhëtonte Prigozhin ishin vendosur 2 bomba pranë tualetit. Dyshimet lindën pasi stjuardesa Kristina Raspopova, njoftoi në rrjetet sociale se fluturimi i saj ishte vonuar për shkak të “riparimeve” të minutës së fundit. Ndaj , mendohet se “riparimet” ishin justifikimi për vendosjen e bombave shpërthyese