Dumani: Mosekstradimi i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet problem, të jetë kompetencë e SPAK

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka folur mbi problematikat e institucionit që ai drejton.

Gjatë prezantimit të punës së SPAK gjatë 2024-ës para KLP, Dumani tha se  një ndër problematikat kryesore mbetet çështja e ekstradimit të shqiptarëve që janë të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Vazhdon të mbetet problematike çështja e ekstradimit të shtetasve shqiptar të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Dumani.

Altin Dumani kërkoi që ekstradimi i anëtarëve të bandave krimianale sidomos atyre që ndodhen në Dubai duhet të jetë kompetencë e SPAK, megjithatë kjo kërkon ndryshime në kuadrin ligjor.

“Nisur edhe nga fakti këta shtetas shqiptarë akuzohen për vepra penale për krim të organizuar dhe që SPAK ka kompetenca do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi të ishte në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime ligjore”- nënvizoi Dumani.