Duartrokiti Gazment Bardhin në Kuvend, Berisha: E bëra me zemër se tha të vërtetën

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi mund të mos bien dakord për udhëheqjen brenda partisë së tyre, por kësaj here kanë qenë “në një mendje” lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ditën e sotme, pas fjalës që Gazment Bardhi mbajti në parlament, Berisha u pa ta duartrokiste bashkë me deputetët e tjerë të foltores. Kur gazetarët e pyetën se përse e bëri këtë, Berisha u shpreh:

“Pse e duartrokita Gazment Bardhin? Se e mbylli fjalimin me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve se sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo institucion, të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Dhe Gazment Bardhi e tha me qartësinë më të madhe dhe meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër. Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”, tha Berisha.