Dritan Abazoviç i thur elozhe Ramës: E meriton të quhet Baba i Kombit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nuk i ka kursyer elozhet për kryeministrin Edi Rama, gjatë një interviste për Kanal 10.

Ai është shprehur se Rama e meriton të quhet “Baba i Kombit”, për atë që ka bërë për Shqipërinë, ku përmend pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit dhe mbledhjen e Procesit të Berlinit në Tiranë.

“E meriton me u quajt ‘baba i kombit’. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arritur të jetë në Këshillin e Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.