Luan Tabaku, drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Thirrja e tij në SPAK vjen disa ditë pasi agjentët e BKH-së kontrolluan banesën e tij, pasi dyshohet se ka lidhje me bandën e Suel Çelës.
Ai dyshohet se ka dhënë tendera publikë nga Ujësjellës Elbasan për njerëzit e lidhur me Suel Çelën, teksa nuk dihet nëse agjentët e BKH-së kanë gjetur ndonjë provë gjatë kontrollit të banesës.