Parlamenti Evropian vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në ndërtimin e një historiku të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Kështu thuhet në Draft raportin e prezantuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ku vlerësohet puna e SPAK, por tërheq vëmendjen kundër cenimit të punës së institucioneve të pavarura, duke iu referuar Prokurorisë së Posaçme.
Ndërhyrjet dhe presioni politik ndaj gjyqësorit, evidendohen si shqetësim.
-Parlamenti Evropian përshëndet progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e vetingut, të përfunduar në shkallë të parë; megjithatë shpreh shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor.
– Parlamenti Evropian nënvizon punën kyçe të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri në ndërtimin e një historiku të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë; tërheq vëmendjen kundër cenimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK.
Ndërkohë bën thirrje për Shqipërinë që të vazhdojë përafrimin e kuadrit të saj ligjor me acquis-in e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, vlerëson pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacione të përbashkëta dhe bashkëpunimin në kuadër të platformës shumëdisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) dhe me INTERPOL-in në luftën kundër krimit të organizuar.