Është shtyrë për më datë 2 shkurt seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 11 muajsh në burg.
Në seancën e sotme do vendosej nëse do kalonte apo jo dosja për gjykim.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij.
Po ashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.
SPAK e akuzon Veliajn për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, fshehje pasurie, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara dhe shpërdorim detyre.