Dosja hetimore e sterilizimit, Beqja dhe Rrapaj në ortakëri, zbulohen email-et dhe udhëtimet

Dosja hetimore e SPAK ndaj koncensionit të sterilizimit përmban detaje të forta që provojmë se i gjithë koncensioni u krijua për të vjedhur paratë publike.

Media Ditari disponon ekskluzivisht dosjen e plotë hetimore nga prokurorët e SPAK të cilët kanë zbarthyer të gjithë marrëdhëdhënien dhe ortakërinë mes ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe biznsmenit Ilir Rrapaj.

Sipas hetimeve, rezulton, se Ilir Beqja dhe Ilir Rrapaj kanë udhëtuar se bashku disa herë, ngjashëm si në hetimin e inceneratorëve, dhe madje kanë parapërgatitur gjithë skemën për fituesin e koncensionit. SPAK ka deportuar në emailet e ish ministrit Beqaj dhe ish zëvëndësit të tij.

Konktretisht, sipas dosjes hetimore, në datën 15 qershor 2015, Beqaj dhe Rramaj kanë udhëtuar në Prishtinë me makinën e ministrisë së Shëndetësisë. Pas këtij udhëtimi, Rrapaj regjistron kompaninë në Kosovë me vetëm 1 mijë euro kapital.

Pas fitimit të koncensionit, SPAK ka arritur të provojë edhe 3 udhetime të tjera të Beqajt me Rrapajn dhe administratorin e kompanisë së inceneratorëve. Më 25 gusht 2016, Ilir Beqaj udhëton nga Rinasi me administratorin Ibrahim Daca për në Vjenë.

Më 23 maj 2017, Ilir Beqja dhe ish zëvëndësi i tij Klodian Rjepaj kanë udhetuar me Ilir Rrapajn drejt Italisë për në Romë.

Detaje të tjera flasim për paracaktim. SPAK ka parë një mbledhje te bordit të kompanise Servici Italia, ku sygjerohet që të bëhet lartner Ilir Rrapaj pasi do fitonte një koncension në Shqipëri. Por kjo mbledhje ka ndodhur para tenderit, duke vërtetuar para caktimin e tij.

Në zbërtimin e emailin [email protected], në daten 27 tetor 2015, ministri Beqaj merr kontatën e kompanisë që ishte paracaktuar nga zëvëndësi i tij, Klodian Rjepaj. Beqaj replikonte:”Pa ardh përfshirja e Avokatit të Shtetit është shpejt për tu ulur për kontratë me italianët”.  Sipas SPAK, këto fakte tregojnë se ministri ishte në dijeni të fitueve.