Dosja “Buka”/ GJKKO kalon për gjykim çështjen ndaj Arben Ahmetajt, ish-kryeministrit në arrati

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të të çojë për gjykim në themel çështjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” për çështjen “Buka sha”.

Ndërsa për pesë personat e tjerë, të dyshuat në të njëjtën çështje, vijojnë hetimet.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, i cila pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të paraqitur më 21 dhjetor 2023.

Gjithashtu, Gjykata urdhëroi formimin e fashikullit të gjykimit në themel, përfshirë aktet e hetimit dhe të seancës paraprake, si dhe depozitimin e vendimit dhe fashikullit në sekretarinë gjyqësore brenda një afati dhjetëditor.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është i paankimueshëm.

SPAK pretendon se ish-numri dy i qeverisë Rama, Ahmetaj, duke privatizuar ish-fabrikën e miellit, i ka shkaktuar shtetit dëm prej 7 miliardë lekësh të vjetra.

Sipas SPAK, në procedurën e privatizimit të vitit 2015 janë shkelur një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe katër vendime gjyqësore, pasi toka dhe ndërtesat në pronësi të familjes Myderzi nuk u njihet sipas ligjit, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për kompensim adekuat.

Ish-kryeministri reagoi publikisht nga arratia duke e cilësuar çështjen “akt tragji‑komedie” të politiko‑drejtësisë, dhe mohoi çdo shkelje duke argumentuar se në këtë privatizim shteti jo vetëm ruajti, por rriti aksionet, dhe se procedura është ndjekur konform rregullave.